Rc Cola dhe Fluidi pjesë e panairit agrobizesit “Shporta jonë”

Me qëllim promovimi, Rc Cola dhe Fluidi kanë vazhduar traditën e pjesëmarrjes në Panairit Agrobizesit “Shporta jonë”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky panair është i një dimensioni më ndryshe nga herët tjera, pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-s, ku do të marrin pjesë vetëm bizneset të prodhimeve vendore.