Kompania Fluidi

HISTORIKU

Shtator ,1994

E themeluar me qëllimin kryesor, për të ofruar produkte cilësore, FLUIDI sot vlerësohet si kompania më e madhe në Kosovë por edhe në Ballkan, për prodhimin e pijeve natyrale dhe të gazuara me licencë ndërkombëtare. Prioriteti i kompanisë Fluidi, që po mbush dekadë në treg ,mbetet kujdesi i lartë ndaj konsumatorit.

Hapat e parë, FLUIDI i bëri me lansimin e lëngjeve të gazuara “Extra Lëngje”. Me llojllojshmërinë e shijeve, kapacitetet fillestare ishin prej 5000 litra në orë. Vlerësimi që iu bë nga konsumatorët dhe hapësira që gjeti tek tryezat e tyre, bëri që FLUIDI-t t’i shërbej si motiv për të zgjeruar kapacitetet dhe për të investuar më shumë në cilësi. Si rrjedhojë, në vitin 1997 FLUIDI lansoi linjën për prodhimin e lëngjeve të pa gazuara në foli alumini prej 0,2l, si dhe teknologjinë për prodhimin e ambalazhit plastik.

Por, investimi nuk u ndal me kaq!

Në vitin 2003, FLUIDI nxori në treg edhe produktin më të ri, atë të lëngjeve të dendura me ambalazh qelqi 0.2l, duke bërë që brendi “Jaffa Champion” të gjej shtrirje në tregun ballkanik.
Ky hap bëri që vazhda e zhvillimit mos të ndalet nga viti në viti. Investimi i radhës, solli në Kosovë dhe Ballkan, një brend të njohur botërisht. Në vitin 2004, u soll teknologjia e fundit për kohën por edhe licenca e kompanisë amerikane, “Royal Crown Cola International”, që i mundësoi jo vetëm kosovarëve por edhe rajonit të Evropës juglindore, shijen e pijës RC Cola. Që në fillim, hapja e këtij gjiganti të prodhimtarisë, mori vëmendje të madhe. FLUIDI me këtë, kishte fituar të drejtën edhe për distribuimin në tri shtete të rajonit: Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Kjo mundësoi që RC Cola të ketë një shtrirje shumë më të lehtë në këto tregje por edhe më gjerë.
Besimi i konsumatorëve, shtyri që FLUIDI të sjell produktin e parë që nuk ishte në fushën e pijeve, por prapë produkt konsumi. Më 9 Nëntor të vitit 2017, u përurua rafineria e parë e vajit kosovar, Floil. Me këtë rafineri edhe një herë u dëshmua se përmbushja e standardeve të larta për cilësi dhe teknologjinë e përdorur, është fjala e fundit e teknologjisë globale “Andreotti”, prodhim i vitit 2016.

Ky produkt, shpejt u bë pjesë e kulinarisë tradicionale e moderne në vendin tonë, por edhe pati shtrirje të shpejtë në rajon.Kualitetin e saj, e dëshmon fakti që Floil u bë pjesë e tregjeve me standardet më të larta të cilësisë. Me shtrirje në mbi 12 shtete të Evropës, Floil është pjesë e tregjeve si në Angli, Francë, Gjermani, Zvicër, Suedi e shtete të tjera.
Çka dëshmon që cilësia është prioriteti numër një?
Investimi serioz prej themelimit në linjat e prodhimit, laboratorët, burimet njerëzore dhe kompaninë në përgjithësi është shpërblyer edhe me dy licenca ndërkombëtare për aplikimin e praktikave më të mira në prodhim; ISO 22000:2005 dhe HACCP. Në vitin 2013, FLUIDI mori çmimin si eksportuesi numër 1 në vend. Në vitin 2014 certifikohet me çmimin IFS.

Në vitin 2015 certifikata për Standardin Global për sigurinë e ushqimit Në vitin 2018, certifikohet me certifikatën Hallall.
Këto janë vetëm disa nga vlerësimet që FLUIDI ka pranuar pos vlerësimit nga konsumatori. Me 4 brende të njohura ndërkombëtarisht dhe me mbi 200 punëtor të kualifikuar, FLUIDI vazhdon traditën e suksesit!

Misioni

Që nga themelimi, mision i kompanisë FLUIDI është ofrimi i cilësisë së lartë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht në prurjen e brendeve dhe shijeve të reja, duke mbajtur konsumatorin tonë besnik të kënaqur. Pa anashkaluar këtu edhe ekipin tonë që të mbesin të motivuar drejt sukseseve të përbashkëta. Ne vendosim kujdes dhe dashuri në të gjithë procesin dhe besojmë në bashkëpunim të thellë me klientët tanë, të cilët na frymëzojnë dhe motivojnë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

VIZIONI

Vizioni ynë është që produktet tona të konsumohen ndërkombëtarisht duke besuar se jemi ata të cilët po sjellim ndryshime në ekonominë vendore, por edhe duke vazhduar të kontribuojmë në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale, shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit. Duke besuar që po japim më të mirën për të forcuar frymën biznesore edhe në favor të komunitetit ku veprojmë.

Pije freskuese joalkoolike origjinale amerikane. Rc Cola ka shije fantastike që nga viti 1905 ka arritur t’iu qëndrojë besnikë konsumatorëve me kualitetin e lartë edhe tash pas më shumë se 100 viteve.
Është pije e gazuar që preferohet shumë nga të gjitha gjeneratat dhe në çdo sezon. Këtë pije freskuese mund ta gjeni në paketime plastike prej 2l, 1.5l dhe 0.5l, si dhe në kanaqe alumini 0.33l.

Jaffa Champion ofron një gamë të gjerë të pijeve të buta freskuese me përqendrim 100% nga frutat e bio dhe të freskët si: shije multivitamine, portokall, limon dhe karrotë, Ice Tea etj. Jaffa është brendi më i njohur dhe më i shitur i pijeve në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.
Brendin Jaffa mund ta gjeni me paketimet të llojllojshme: ambalazh plastike në 2l, 1.5l, 250ml dhe 0.5l, shishe qelqi 200ml, paketim në qeska alumini 0.2l, kanaqe 330ml, paketim letre 2l.

Pija energjike Red Rain është krijuar për të zvogëluar lodhjen mendore dhe fizike. Rrit vigjilencën, shpejtësinë e reagimit dhe qëndrueshmërinë me një koncentrim të kafeinës (deri ne 250 mg).

RedRain stimulon metabolizmin, përmirëson gjendjen emocionale, nxit freskinë e shpejtë dhe jep energji. Red Rain mund ta gjeni në 4 lloje të paketimeve: në shishe 1.5l, dhe 0.5l,0.33l dhe në kanaqe alumini 250ml.

Rafineria Floil është rafineria e parë për prodhimin e vajit ushqimor në Kosovë! Pas dy dekadave përvojë në industrinë e përpunimit të pijeve freskuese, me 9 nëntor Fluidi ka zgjeruar gamën e prodhimit, tani më një produkt tjetër, vajin e vetëm vendor në industrinë e ushqimit, Floil. Cilësia e Floil është verifikuar nga ekspertë italianë për kualiteti i këtij vaji i cili plotëson standardet ndërkombëtare të ushqimit (IFS -International Food Standard).

Shije mbi dy dekada e gjysmë!

Që nga vitit 1994, tregu shqiptar i njeh mirë shijet e brendit të njohur Fluidi.
Brend ky me të cilën fillojm rrugëtimin e sukseshëm të prodhimit dhe distributimi kompania Fluidi.
Por, edhe pas 25 viteve jetëgjatësi, brendi Fluidi vazhdon ta ruaj përbërjen që nga viti 1994.
Kualiteti, standardi i lartë i prodhimit kanë bërë që ky brend të jetë pjesë e tregjeve ndërkombëtare.

Double Force, është pija e parë energjike e prodhuar nga Fluidi, brenda kombinimit të së cilës, fshihet
formula e energjisë.
E prodhuar që prej nje dekade , e destinuar përmbushur kërkesat vendore e rajonale, Double Force përmban
kafeinë dhe taurinë.
Double Force zvogëluar lodhjen fizike dhe mendore, kjo pije energjike rrit vigjilencën, shpejtësinë e reagimit
dhe qëndrueshmërinë.

Brendi i njohur ndërkombëtar me një gamë të gjerë të pijeve të buta freskuese me përqendrim 100% nga frutat bio dhe të freskët si: shije multivitamin, portokall, dredhëz, limon, qerrshi etj.

Brendin Ciao mund ta gjeni me paketime letrare 2l, 1l, 0.25 dhe 0.2l